Skuadra kineze Dalian Pro njoftoi një bashkëpunim me FIFA-n, për krijimin e një qendre inovative teknologjike për futbollin në Akademinë e re të klubit në Dalian.
Partneriteti fillimisht do të zgjasë tre vjet, një periudhë në të cilën palët do të punojnë ngushtë së bashku për të vazhduar zhvillimin e lëvizjes së futbollit në Kinë me një fokus të veçantë në kërkimin, eksperimentimin dhe zhvillimin e një grup standardesh për teknologjitë e reja që synojnë kryesisht në seksionet e të rinjve dhe në nivelet e futbollit bazë, shkruan “Xinhua”.
Falë bashkëpunimit me Dalian Pro, FIFA do të ketë akses në Akademinë e re të krijuar nga “Dalian Wanda Group”, ku teknologjitë e reja dhe inovacionet e futbollit do të testohen së bashku me lojtarët e të gjitha moshave të Dalian Pro. (Irma)