Qendra kombëtare Ujore në Pekin, e njohur si “Water Cube”, që tashmë është emërtuar “Ice Cube”, startoi një sërë aktivitetesh prove. Mbi 800 nxënës të shkollave të mesme praktikuan “curling” në katër pistat standard, shkruan “Xinhua”. Për shkak të pandemisë, teknikët e huaj nuk mund të mbërrinin në Kinë, kështu që puna me akullin u kompletua nga skuadrat vendëse të punës.
Brenda marsit 2021, publiku mund të marrë bileta për të praktikuar “curling”, në një nga strukturat e Lojërave Olimpike Dimërore 2022.
Qendra ka organizuar një shërbim guide profesionale për t’i ilustruar publikut origjinën dhe shpirtin e “curling”, zhvillimin e këtij sporti në Kinë dhe rregullat e lojës.
Gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, “Ice Cube” parashikohet të presë gara të “curling” dhe “curling” në karrige me rrota. (Irma)