Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka fituar "Këmbën e artë" për vitin 2020.

Dhjetë lojtarë u përzgjodhën prej gazetarëve nga e gjithë bota përpara se publiku të votonte për fituesin.

Çmimi u jepet vetëm futbollistëve që luajnë ende e janë të paktën 28 vjeç, dhe mund të fitohet vetëm një herë.

Ronaldo tha se është i lumtur që përfshihet në mesin e disa lojtarëve legjendarë:

"Është një nder i madh, është diçka që prisja ta fitoja një ditë. Nëse shihni historinë e këtij çmimi, legjendat që e kanë marrin këtë çmim, këto janë shumë të rëndësishme, kështu që jam i kënaqur që e marr këtë çmim. Është i pari në muzeun tim dhe jam shumë i lumtur."

Pesë fituesit e "Këmbës së artë" më parë janë Luca Modriç, Edinson Cavani, Iker Casilla, Gianluigi Buffon dhe Samuel Eto.

Në përputhje me traditën, Ronaldo vendosi këmbët në çimento dhe vuri firmën në beton. (Artan)