Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv njoftoi të enjten vendimin për të ulur nga katër në dy vjet periudhën e ndalimit të pjesëmarrjes së Rusisë në veprimtaritë sportive ndërkombëtare për shkak të dopingut.
Vendimi i gjykatës më të lartë sportive do t'i lërë sportistët rusë pa flamurin dhe himnin e tyre kombëtar në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Tokio dhe Kupën e Botës të vitit 2022 në Katar. Kjo është një goditje e rëndë për sportin rus, që është prekur vitet e fundit nga një varg skandalesh dopingu. (Li Huailiang/Artan)