Pekin Guoan shkroi një kapitull të ri në historinë e Ligës së Kampionëve AFC, duke arritur për herë të parë në çerekfinale, pasi mundi FC Tokyo.
Tekniku Bruno Genesio ka lënë pas kritikat e shtypit dhe ekspertëve, për performancën jo të mirë, sipas tyre, në Superligën kineze. Tani, ai ka arritur gjashtë fitore, shkruan “Cgtn”.
Për FC Tokyo dukej si një “déjà vu”, pasi skuadra japoneze u mund edhe njëherë nga rivalët kinezë, në turin e parë të fazës së eliminatoreve.
Guangzhou Evergrande preu shpresat e Tokyo për të bërë kthesën në vitin 2012, ndërsa Shanghai SIPG theu zemrat e tyre katër vjet më vonë. (Irma)