Rreth 150 milionë njerëz në Kinë kanë luajtur sporte dimërore vitin e kaluar, sipas një raporti të publikuar nga universiteti “Renmin”. Që nga viti 2018, universiteti “Renmin” i Kinës ka kryer një sondazh vjetor mbi nivelin kombëtar të praktikës së sporteve në akull dhe dëborë, me qëllim zbulimin e faktorëve që ndikojnë në pjesëmarrjen e njerëzve në këto disiplina, bën të ditur “Xinhua”.
Sipas raportit të këtij viti, 41.2 për qind e të anketuarve luanin sporte në akull dhe dëborë më shumë se tri herë në vit dhe 27.2 për qind luanin sporte të tilla në çdo sezon përveç dimrit.
Raporti gjithashtu tregon se 45 për qind e njerëzve morën pjesë në sporte në akull dhe dëborë për qëllime rekreative, 23.3 për qind për shëndetin dhe 17.5 për qind për lehtësimin e stresit.
Sidoqoftë, mungesa e pajisjeve është faktori kryesor në kufizimin e praktikës së sporteve të tilla dhe shpërthimi i Covid 19 ka penguar gjithashtu përhapjen e tyre.
Gjatë tre viteve të fundit, vëmendja e publikut në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit është rritur nga viti në vit dhe përqindja e njerëzve që i kushtojnë vëmendje Lojërave përmes mediave të ndryshme ka mbetur e qëndrueshme në rreth 70 për qind. (Elona)