Gjiganti spanjoll i futbollit, Real Madridi ka humbur më shumë se 100 milionë euro të ardhura për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Klubi njoftoi se ndikimi i pandemisë solli ulje të të ardhurave deri në 13% në sezonin 2019/2020, bën të ditur “Anadolu Agency”
Real Madrid bëri të ditur se planifikon një buxhet prej 617 milionë eurosh për sezonin 2020/2021, rreth 300 milionë euro më pak sesa pritej pa pandeminë.
Skuadra e parë dhe trajnerët në futboll dhe basketboll kanë rënë dakord vullnetarisht për të ulur pagat e tyre me 10 për qind këtë vit. (Elona)