Shoqata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar se Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajneri i ekipit kombëtar.
Qëndrimi i Low-t u vu në dyshim pas shkatërrimit të skuadrës së tij 6-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve të UEFA-s.
Kjo ishte humbja më e thellë e Gjermanisë në rreth 90 vjet.
"Një ndeshje e vetme nuk mund dhe nuk duhet të jetë standard për paraqitjen e përgjithshme të ekipit kombëtar dhe trajnerit. Low vazhdon të ketë besimin (tonë)," deklaroi Shoqata Gjermane e Futbollit.
Kontrata e Low-t si trajner vazhdon deri në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Ai ka qenë trajneri i kombëtares gjermane në 14 vjetët e fundit.