Garat ndërkombëtare të provës për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore Pekin 2022 do të zëvendësohen nga një program i rishikuar për shkak të pandemisë Covid-19. Duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e mundshme të kufizimeve në udhëtime dhe lëvizjet globale në muajt e ardhshëm, organizatorët e Pekin 2022 vendosën të anulojnë një sërë garash të provave të parashikuara për në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, shkruan “Xinhua”.
Palët e përfshira janë; Komiteti organizativ i Pekin 2022, Federata ndërkombëtare e Sporteve Olimpike Dimërore, Kominiteti Olimpik ndërkombëtar dhe Komiteti Paraolimpik ndërkombëtar.
“Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gara dhe lojëra provë”, -shpjegoi për “Xinhua” një zyrtar i lartë i Komitetit organizativ të Pekin 2022. “Po negociojmë me secilën federatë ndërkombëtare për të përcaktuar detajet e programit të rishikuar të provave, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik ndërkombëtar dhe Komitetit Paraolimpik ndërkombëtar”, -tha zyrtari. (Irma)