Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino mori progresraportin për Kupën e Botës 2022 në stadiumin "Lusail" të Dohës, ku do të luhet finalja e kësaj veprimtarie.
Kreut të organit drejtues të futbollit botëror iu tha se 70 për qind e punëve kanë përfunduar.
Nga ana e tij, Infantino vuri në dukje se lajmi i mirë i fundit për vaksinën e COVID-19 e bën atë më të sigurt se atmosfera e Kupës së Botës do të rikthehet.
Organizatorët e Katarit zhvilluan të shtunën e kaluar ceremoninë e numërimit mbrapsht të mbetjes së dy vjetëve nga Kupa e Botës 2022.
Kjo do të jetë Kupa e parë e Botës e FIFA-s që do të zhvillohet në dimër. (Artan)