Kupa e Botës për Klube e FIFA-s, e cila ishte planifikuar fillimisht për në dhjetor, tani do të zhvillohet nga 1 deri më 11 shkurt 2021 në Katar, ashtu siç u vendos nga Këshilli i FIFA-s në qershor 2019.
Në këtë veprimtari marrin pjesë gjashtë kampionë të kontinenteve, nga të cilët fituesi i Ligës së Kampionëve të Evropës, "Bajerni" i Mynihut, është kualifikuar i pari.
Në sezonin e kaluar "Liverpuli" mposhti klubin brazilian "Flamengo" në finale.
FIFA nuk deklaroi nëse ndeshjet do të zhvillohen me shikues, duke vërejtur vetëm se "në përputhje me Protokollin e Ndeshjeve Ndërkombëtare të FIFA-s, FIFA dhe vendi organizator do të ofrojnë masat e kërkuara mbrojtëse për shëndetin dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve."
Një Kupë Bote e Klubeve e zgjeruar me 24 skuadra do të mbahej në qershor / korrik 2021 në Kinë, por vonesa për shkak të koronavirusit e "Euro 2020" dhe Kupës së Amerikës, që do të zhvillohen një vit më vonë, çuan në shtyrjen e këtij plani.
FIFA gjithashtu nuk miratoi zhvendosjen e dy turneve të shtyrë të moshave për femra në vitin 2021, dhe ato do të zhvillohen në vitin 2022. Kosta-Rika do të organizojë Kupën e Botës të Femrave nën 20 vjeç dhe India Kupën e Botës të Femrave nën 17 vjeç.