Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach do të vizitojë Japoninë javën e ardhshme, ndërsa KON-i kërkon të mbështesë Olimpiadën e Tokios, pasi sondazhet në vend tregojnë uljes e mbështetjes ndaj kësaj veprimtarie për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe kostos në rritje.
"Shpresoj që, pas kësaj vizite, t'u japim edhe më shumë besim sportistëve, të gjithë pjesëmarrësve në Lojëra, për mjedisin e sigurt që do të shohin rreth nëntë muaj më pas," tha kreu i KON-it.
Kurse kryeekzekutivi i Komitetit Organizator të Olimpiadës së Tokios 2020 Toshiro Muto tha se vizita e Bach-ut në Japoni mund të ndihmojë në nxitjen e planeve për mbajtjen e Lojërave Olimpike të shtyra:
"Mendoj se kjo vizitë e presidentit Bach në Japoni ka një domethënie të rëndësishme. Mendoj se ardhja e Bach-ut në Tokio mund të shtojë entuziazmin ndaj Lojërave."
Organizatorët e Olimpiadës së Tokios kanë njoftuar gjithashtu se nuk do të përjashtohet pjesëmarrja e shikuesve nga jashtë vendit, dhe hollësitë lidhur me këtë do të përcaktohen pranverën e ardhshme.(Artan)