Më 25 nëntor do të nisë në Makao turneu Pingpongu Botëror, një veprimtari e re e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut.
Në turneun katërditor me ndeshje individuale do të marrin pjesë shumë nga pingpongistët dhe pingpongistet më të mira në botë, duke përfshirë Fan Zhendong, Liu Shiwen dhe Ma Long të Kinës, si dhe Jeoung Young-sik të Koresë së Jugut dhe Feng Tianwei nga Singapori.
Veprimtaria do të përmbajë disa formate të reja, për ta bërë atë më emocionuese. (Artan Goga)