Presidenti Ilir Meta vlerësoi me titullin “Mjeshtër i Madh” disa prej emrave më të njohur të KF Tirana me rastin e 100-vjetorit të krijimit.
Në ceremoninë e organizuar në selinë e Presidencës, Meta kishte ftuar disa ish-futbollistë. “Suksesi i tyre erdhi me talent e punë. Për ngjyrat e ekipit, për ngjyrat kuqezi’, -tha Meta. “Sporti nuk është vetëm aktivitet individual, por edhe shoqëror. Forcon shëndetin dhe kur arrin rezultate si ato tuajat krenon gjithë vendin”, -iu drejtua presidenti ish-futbollistëve të KF Tirana. (Fatosi)