Në automobilizëm, Chase Elliott fitoi Garën e Kampionatit NASCAR 2020 në pistën "Raceway" të Feniksit në ShBA.

Elliott ndoqi hapat e babait të tij Bill Elliott, duke marrë titullin e vet të parë NASCAR.

"Është e pabesueshme. Dua të them, gjithçka që mund të ëndërrosh është të të jepet mundësia, dhe kam qenë shumë me fat që e kam pasur atë përgjatë viteve, dhe e gjitha kjo falë disa njerëzve të shkëlqyer. Prindërit e mi pa dyshim kanë luajtur një rol të madh në vitet e kaluara," theksoi ai.

Gara e së dielës ishte gjithashtu e fundit për shtatë herë kampionin Jimmie Johnson. (Artan)