Të dielën u hap në Weihai të provincës kineze Shandong Kupa Botërore e Pingpongut për Femra, duke sinjalizuar kthimin e turneve ndërkombëtare të pingpongut pas një pezullimi tetëmujor për shkak të pandemisë.
Në këtë turne marrin pjesë 21 pingpongiste nga 15 vende dhe rajone, duke përfshirë numrin një në botë Chen Meng, yllin e ri kinez Sun Yingsha dhe pingpongisten japoneze Mima Ito.
Kryezyrtari ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të pingpongiste (ITTF) Steve Dainton thotë se organizatorët kinezë kanë merita për rinisjen e veprimtarive ndërkombëtare të pingpongut:
"Jam jashtëzakonisht i lumtur sot. Kemi pritur për tetë muaj dhe më në fund mund të zhvillohen ndeshje tani. Kina e bëri të mundur një gjë të tillë. Ajo ka bërë një punë shumë të mirë lidhur me masat paraprake ndaj virusit. Kur mbarova karantinën pasi arrita këtu, u ndjeva i mrekulluar. Prej muajsh nuk kam bërë një jetë normale si kjo".
Përveç Kupës Botërore të Femrave, edhe dy veprimtari të nivelit të lartë të pingpongut do të organizohen në Kinë këtë muaj, Kupa Botërore për Meshkuj dhe Finalet e ITTF-së. (Artan)