Fituesja e vitit të kaluar e turneut të Wimbledon-it në tenis Simona Halep ka dalë pozitive për COVID-19, por ajo thotë se ka “simptoma të lehta”.
29-vjeçarja njoftoi në "Twitter" se është vetëkarantinuar në shtëpi dhe se është duke u shëruar.
Ajo nuk mori pjesë në “U.S. Open” për shkak të frikës nga COVID-19, duke thënë se kishte zgjedhur të qëndronte dhe të stërvitej në Europë.
Halepi e ka luajtur ndeshjen e fundit zyrtare më 4 tetor, për raundin e 4-t të “French Open”, kur u mposht nga Iga Swiatek, që doli fituese e turneut. (Li Huailiang/Artan)