Nisi të hënën Konferenca Virtuale Botërore për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022.
Konferenca katërditore, e mbajtur në internet për shkak të pandemisë Covid 19, po ndiqet nga mbi 400 përfaqësues nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik (IPC), Komitetet Olimpike dhe Paraolimpike Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare (IF) dhe media në të gjithë botën.
"Shërbimet cilësore për organizatat e medias janë një pjesë integrale e punës sonë. Ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur nevojat para Lojërave dhe për t’u sigurua medieve mbulimin e aktivitetit”, -tha nënkryetari i Komitetit Organizativ të Pekinit 2022, Zhang Jiandong.
Zhao shprehu besimin në organizimin me sukses të aktivitetit, pavarësisht sfidave nga koronavirusi dhe u zotua të sigurojë shërbime mediatike gjithëpërfshirëse, efikase dhe të përshtatshme.(Redaktor: Li Huailiang)