Organizatorët në Katar i kanë përdorur lojërat e fundit në rajonin perëndimor të Ligës së Kampioneve të Azisë për të provuar masat e parandalimit dhe distancimit social lidhur me COVID-19 përpara Kupës së Botës të FIFA-s 2022.
Menaxher i lartë i garantimit të shëndetit dhe sigurisë Gordon Penney thotë se ata kanë mësuar shumë nga prova lidhur me përballimin e COVID-19 në rajonin perëndimor të Ligës së Kampioneve të Azisë:
"Pasi të identifikoni dikë që del pozitiv (në testimin për koronavirusin), është e rëndësishme që menjëherë të kontaktoni me të e funksionarët, dhe pastaj të vendosni. Merret vendim për vazhdimin ose jo, për të zëvendësuar një grup lojtarësh ose për t'i futur lojtarët përsëri në lojë dhe kështu me radhë".
Katër raundet e fundit të fazës së grupeve të rajonit perëndimor, një të tetat, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet u luajtën të gjitha në Katar.
Ekipet lejoheshin të stërviteshin dhe të zhvillonin ndeshje vetëm pranë hoteleve të tyre.
Lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët e ndeshjeve u testuan të gjithë për COVID-19 gjatë mbërritjes në Katar dhe gjatë gjithë turneut.