Sezoni i ri i NBA-së, i cili duhej të kishte nisur sivjet, do të hapet më 18 janar 2021, njofton John Hollinger i uebsajtit sportiv "The Athletic".
Kjo do të thotë se kampionati amerikan i basketbollit do të nisë në Ditën e Martin Luter Kingut të Ri dhe nuk do të ketë ndeshje për Ditën e Krishtlindjeve. Sipas Hollinger-it, NBA-ja do t'i njoftojë skuadrat tetë javë para fillimit të sezonit, pikërisht më 23 nëntor.
Shtyrja e fillimit të sezonit ishte vetëm hapi i parë, që do të pasohet nga të tjerë, teksa pandemia e COVID-19 në ShBA është ende larg vënies nën kontroll. Gjithashtu, është edhe problemi me Olimpiadën e Tokios, e cila është shtyrë për në korrik 2021. Duket e pamundur që sezoni i NBA-së të përfundojë përpara Olimpiadës, por edhe nëse kjo ndodh, nuk mund të pritet që lojtarët më të mirë t'i bashkohen ekipit kombëtar në Tokio menjëherë pas një konkurrimi rraskapitës. Duket se nuk ka gjasa që skuadra amerikane të hakmerret për dështimin në Kupën Botërore të Basketbollit të FIBA-s në Kinë në vitin 2019.
Edhe Drafti i NBA-së 2020, ashtu si fillimi i sezonit të ri, u shty, për më 18 nëntor. (Artan)