Los Angeles Lakers nderuan Kobe Bryant pasi fituan titullin e tyre të parë në NBA në këtë dekadë, shkruan “BBC Sport”.
Pesë herë kampioni i NBA-së Bryant humbi jetën pas përplasjes së helikopterit me të cilin udhëtonte, në janar, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.
Bryant e kaloi gjithë karrierën e tij me Lakers dhe i udhëhoqi ata drejt titullit të tyre të fundit në NBA në 2010.
“E di që Kobe po na shikon me shumë krenari’, -tha sulmuesi i Lakers, Anthony Davis. “Na ka marrë malli dhe kjo fitore është padyshim për të”.