Më shumë të rinj në Kinë kanë filluar të tërhiqen nga bejsbolli, falë programeve bazë të Ligës së Bejsbollit.
Programi “2020 MLB First Pitch Clinic” filloi sesionin e tij të parë të trajnimit me përvojë për rreth 30 nxënës të shkollës fillore Fengying në qytetin lindor të Kinës Wuxi, më 28 shtator.
“Ne po i njohim të vegjlit me bejsbollin dhe me idenë e drejtimit të bazave”, -tha trajneri Kevin Johnson nga “MLB Wuxi Development Center”, e cila u hap në vitin 2009 dhe ka pasur disa të diplomuar në Ligë.
“Duam që ata të përpiqen të godasin topin, shpesh në këtë rast si një ekip. Ata po përdorin shkopin për të bërë pak praktikë para se të nisin një lojë”.
“Këtë gjë e bëjmë kudo në botë, duke nxitur fëmijët që të lëvizin dhe të aktivizohen, si dhe të punojnë në aftësi koordinuese si kapja, hedhja dhe gjuajtja, po ashtu të kenë sensin e skuadrës. Por, mbi të gjitha, qëndron argëtimi dhe mbajtja në lëvizje”, -tha Johnson, citon “China Daily”.