Notarja kineze Zhang Yufei theu rekordin aziatik në kategorinë 100 metra flutur për femra me një kohë 55.62 sekonda në Kampionatin Kombëtar kinez të Notit në Qingdao të provincës Shandong, të martën.
Zhang ishte 0.45 sekondë më e shpejtë se rekordi aziatik i mbajtur për 11 vjet nga kampioni olimpik Liu Zige. Dhe rekordi i ri aziatik i Zhang ishte vetëm 0.14 sekonda më i ngadaltë se rekordi botëror i mbajtur nga suedezja Sarah Sjostrom.
“Ishte përtej imagjinatës sime. Kisha menduar që rezultati më i mirë do të ishte rreth 55.8 sekonda”, -tha Zhang pas garës, shkruan media kineze “CGTN”.
Zhang dëshiron të përmirësojë kohën e saj më tej në 200 metra flutur pas kampionateve.