Stafeta e pishtarit të Lojërave Olimpike të Tokios do të fillojë në 25 mars të vitit të ardhshëm në prefekturën Fukushima, njofton media kineze “CGTN”.
Lojërat Olimpike të Tokios, të parashikuara për këtë vit, u shtynë për 23 korrik 2021 për shkak të pandemisë Covid 19.
Duke filluar nga qendra e trajnimit të futbollit në Fukushima J-Village, rreth 10.000 vrapues, të cilët tashmë janë zgjedhur, do të përshkojnë 47 prefekturat e vendit në një udhëtim 121-ditor.
Përzgjedhja e objektit si pika fillestare e Lojërave Olimpike të Tokios ishte për të nxjerrë në pah përpjekjet e Japonisë për t'u rikuperuar pas tërmetit shkatërrues dhe cunamit të marsit 2011.