Notarja 18-vjeçare kineze Wang Jianjiahe ka vendosur rekord të ri aziatik në garën e 1500 metrave stil i lirë për femra në Kampionatin Kombëtar të Notit të Kinës.
Wang theu me 1.1 sekonda rekordin e vet të mëparshëm, të cilin e vendosi vitin e kaluar.
Konkurrentja më e afërt e saj në garën e së hënës mbërriti rreth 30 sekonda më vonë.
Kampionati, me pjesëmarrjen e rreth 300 notarëve më të mirë të Kinës, shërben edhe si një veprimtari kualifikuese për Lojërat Olimpike të Tokios të vitit të ardhshëm. (Artan Goga)