Kryeministri japonez, Yoshihide Suga deklaroi se është i vendosur për të zhvilluar Lojërat Olimpike verën e ardhshme në Japoni, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Suga tha se zhvillimi i Olimpiadës do të jetë prova se njerëzimi e ka mundur virusin, citojnë mediet botërore.
“Nuk do të kursej asnjë përpjekje për të mirëpritur Lojërat dhe që ato të jenë të sigurta", -theksoi Suga.