Organizuesit e Lojërave Olimpike të Tokios 2020 po planifikojnë testimin e të gjithë sportistëve të huaj kur ata të mbërrijnë në Japoni për olimpiadën e shtyrë.
Sportistët e huaj duhet të testohen brenda 72 orëve para nisjes për në Japoni në vendin ose rajonin e tyre, dhe pastaj duhet të bëjnë testin përsëri pasi të mbërrijnë në Japoni.
Që nga fillimi i korrikut të vitit 2021, të tërë sportistët, përfshi edhe ata japonezë që banojnë në Japoni, duhet të testohen para se të hyjnë në kampin e stërvitjes përgatitore për Lojërat, në fshatin olimpik dhe në vendet e zhvillimit të ndeshjeve e garave.
Edhe ata që pritet të kenë kontakte fizike me sportistët, do të testohen gjatë kohës së qëndrimit të këtyre të fundit.
Gjithashtu sportistët do të sugjerohen që të mos përdorin transportin publik dhe të shmangin kontaktet me vendësit. (Li Huailiang)