Mesfushori i klubit anglez të futbollit "Manchester City", Ilkay Gundogan, është prekur nga COVID-19 dhe ndodhet në një periudhë dhjetëditore vetizolimi.
Lojtari i përfaqësueses gjermane nuk luajti në ndeshjen kundër "Wolverhampton Wanderers" dhe nuk do të marrë pjesë as në përballjen me "Bournemouth"-in të enjten për Kupën "Carabao" .
29-vjeçari pritet gjithashtu të mos luajë të dielën në kampionat kundër "Leicester City".
Gundogan është lojtari i tretë i "City"-t që është infektuar nga virusi.