Kampionia në fuqi "Al Hilal" e Arabisë Saudite është kualifikuar për në fazën e eliminimit të drejtpërdrejtë të Ligës së Kampioneve të Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC), pas një barazimi pa gola me "Shahr Khodro" të Iranit.
"Al Hilal"-i arriti në një të tetat me 11 pikë në pesë ndeshje, ndërsa skuadra iraniane u eliminua me vetëm një pikë.
Në Europë, "Tottenham Hotspur" mundi "Southampton"-in 5-2 në "Premier League"-n angleze.
Harry Kane ishte ai që i krijoi Son Heung-minit mundësinë të shënonte katër herë, numri më i lartë i golave në një ndeshje në "Premier League" nga koreanojugori. Ndërkohë, autor i golit të pestë të takimit ishte vetë Kane.
Trajneri i "Spurs"-ve Jose Mourinho thotë se është i kënaqur nga loja e ekipit, veçanërisht nga ajo e 27-vjeçarit:
"Në pjesën e dytë Harry Kane, sipas mendimit tim, ndryshoi lojën. Lëvizjet e tij ishin të jashtëzakonshme, pasimet e tij ishin absolutisht të pabesueshme, dhe pastaj ai i mundësoi Sonny-t (Son Heung-min) të luante në një pozicion tjetër në fushë."
"Tottenham" ka konfirmuar kthimin e Gareth Bales me huazim nga "Reali" i Madridit, së bashku me blerjen e mbrojtësit të krahut të majtë Sergio Reguilon me një kontratë pesëvjeçare.
Jose Mourinho thotë se Bale është "një nga lojtarët më të mirë në Evropë".
Ndërkohë, "Chelsea" humbi me "Liverpool"-in 2-0.
Trajneri i "të kuqve" Jurgen Klopp vlerësoi lojën e Roberto Firminos dhe Thiago Alcantara, ndërsa dy golat e Sadio Manes i dhanë ekipit të tij fitoren.
"Liverpool"-i i ka fituar të dy ndeshjet e para në fillim të mbrojtjes së titullit, ndërsa "Chelsea" ka mbetur tashmë prapa me tre pikë më pak.(Zhan Dian/Artan Goga)