Nëntë herë kampioni Rafa Nadal tregoi pak shenja se luante ndeshjen e tij të parë në 200 ditë, ndërsa mundi bashkatdhetarin Pablo Carreno Busta 6-1, 6-1 në turneun e tenisit "Italian Open" në Romë të mërkurën.
Nadal nuk kishte luajtur në një turne që kur fitoi titullin e tij të 85-të individual në Acapulco, duke mos marrë pjesë në "Western & Southern Open" dhe "US Open" në Nju-Jork për shkak të COVID-19.
Kjo ishte gjithashtu ndeshja e parë e legjendës spanjolle të tenisit në një fushë dheu në 465 ditë, pas triumfit të tij në "French Open" vitin e kaluar.
"Është mirë të kthehesh në turne, por pa dyshim që nuk ndihesh mirë kur luan pa tifozë. Të paktën ka një gjë pozitive, sporti është kthyer," tha Nadali. "Është një fillim i përsosur për mua. Luajta në mënyrë të qëndrueshme, duke bërë disa goditje të mira me pjesën e parme dhe të pasmen e dorës".
Edhe Novak Xhokoviçi u rikthye me fitore pas skualifikimit nga "US Open", duke mundur italianin Salvatore Caruso 6-3, 6-2.