Atleti kinez i kërcimit së gjati Wang Jianan arriti të martën rezultatin 8.36 metra në ditën e parë të kampionatit kombëtar të atletikës të Kinës, që po zhvillohet në Shaoxing të provincës Zhejiang.
Huang Changzhou u rendit i dyti me 8.33 metra.
Të dy rezultatet zënë dy vendet e para në renditjen e sezonit në botë, duke kaluar 8.29 metra të Yuki Hashioka-s në Kampionatin Universitar të Japonisë në Niigata javën e kaluar.
Kampionati kombëtar i atletikës i Kinës do të zgjasë deri më 18 shtator e në të do të marrin pjesë rreth 700 atletë nga i gjithë vendi.
Kampionati është veprimtaria e parë e madhe e atletikës në Kinë që nga shpërthimi i COVID-19 dhe ka si qëllim që t'u mundësojë atletëve të përgatiten për Olimpiadën e Tokios, e cila është shtyrë për verën e ardhshme.