Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach thotë se ata janë të përkushtuar për të siguruar zhvillimin e sigurt të Lojërave Olimpike.
Bach shprehet i bindur që Lojërat do të zhvillohen, pas shtyrjes nga vera e sivjetshme për në vitin e ardhshëm.
Disa aspekte të organizimit të Olimpiadës, si shikuesit e huaj dhe fazat kualifikuese, do të finalizohen disa muaj përpara, por nuk është caktuar asnjë afat.
Sipas Bach-ut, përparimi në testimin e shpejtë dhe prodhimin e vaksinave do të luajë rol të rëndësishëm deri në vitin e ardhshëm dhe do të ndikojë në planet për zhvillimin e Lojërave Olimpike.(Çang Çuo)