Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorët japonezë po përpiqen ta bindin publikun që Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen vitin e ardhshëm.
Ministri i Çështjeve Olimpike i Japonisë, Seiko Hashimoto, thotë që organizatorët po shpejtojnë hartimin e protokollit mbi COVID-19 dhe se olimpiada me siguri do të zhvillohet.
"Njerëzit që merren me Lojërat po punojnë bashkë për përgatitjet. Për olimpiadën e vitit tjetër, edhe sportistët po përpiqen në bazë të rrethanave ku ndodhen. Unë mendoj që Lojërat Olimpike do të zhvillohen, pavarësisht se çfarë do të duhet për një gjë të tillë," thekson Hashimoto.
Këtë javë, anëtari i KON-it John Coates, që mbikëqyr Olimpiadën e Tokios, thotë që ajo do të zhvillohet vitin e ardhshëm me gjithë pandeminë.(Jiang Lei)