Veprimtari të ndryshme po zhvillohen në kuadër të Ekspozitës Ndërkombëtare të Sporteve Dimërore në Pekin.
Prodhuesit e produkteve për sportet dimërore shpresojnë të ndihmojnë në arritjen e objektivit të Kinës për përfshirjen e 300 milionë banorëve në praktikimin e sporteve dimërore.
Menaxheri i shitjeve i kompanisë italiane "TechnoAlpin" Yang Yupeng tha se mbi 300 prodhues dëbore janë vënë në përdorim në vende të ndryshme të Olimpiadës:
“Të gjithë prodhuesit e dëborës janë instaluar dhe sistemuar në katër zona kryesore të konkurrimit. Do të përpiqemi të zhvillojmë një ndeshje prove para fundit të vitit. Gjithçka po shkon mirë. Pajisjet tona janë shumë të efektshme dhe mund të prodhojnë dëborë me cilësi të mirë. Jemi gati për lojërat e ardhshme dimërore, që do të na sjellin më shumë raste biznesi në treg.”
Edhe përfaqësuesit e kompanive të tjera thonë se janë shumë krenarë që produktet e tyre po ndihmojnë në mbarëvajtjen e lojërave, me teknika të prodhimit të dëborës që mbrojnë mjedisin etj.(Li Huailiang)