Novak Xhokoviçi është skualifikuar nga turneu i tenisit "US Open" në raundin e katërt, pasi goditi aksidentalisht me top një vijërojtëse.
Xhokoviçi shfaqi pakënaqësinë për humbjen e një shërbimi në setin e parë kundër Pablo Carreno Busta-s duke e gjuajtur
topin pas tij dhe duke goditur vijërojtësen në fyt.
Numri një i botës në tenisin e meshkujve kërkoi menjëherë falje, por pas një diskutimi të gjatë, u përjashtua nga zyrtarët e turneut.
Në ndeshjet e tjera, Alexander Zverev-i mundi lehtësisht Alejandro Davidovich Fokina-n 3-0, duke arritur në çerekfinalen e vet të parë në "US Open".
Atij iu bashkua Dominic Thiem, i cili mundi ish-kampionin Marin Çiliç 3-1.
Për femra, amerikania Jennifer Brady arriti në çerekfinalen e vet të parë në "Grand Slam", duke befasur me triumfin 6-1, 6-4 ndaj kampiones së vitit 2016 Angelique Kerber.
Sofia Kenin-i vijoi rrugën për titullin e saj të dytë radhazi, pasi kaloi në raundin e katërt duke mundur Ons Jabeur-in po 2-0.