Flaka olimpike po shfaqet në Muzeun Olimpik të Japonisë në Tokio, që gjendet pranë Stadiumit të ri Kombëtar, ku duhej të ishte ndezur një muaj më parë.
Flaka olimpike përgjithësisht ka qëndruar e fshehur në Tokio, qysh kur mbërriti nga Greqia në mars.
Kryetari i komitetit organizator të Olimpiadës së Tokios Yoshiro Mori e zbuloi flakën në një ceremoni të vogël.
“Shpresoj që ky pishtar do të mbahet nga rreth 10 mijë pishtarmbajtës vitin e ardhshëm, dhe se kazani i pishtarit do të ndizet në ceremoninë e pishtarit për ta bërë veprimtarinë shumë të suksesshme. Unë do të vazhdoj punën nga afër me të gjithë ju që jeni këtu sot për të përgatitur një konkurrim të sigurt,” tha ai.
Flaka do të shfaqet për dy muaj.
Megjithatë, fati i Olimpiadës së Tokios mbetet i pasigurt. Sipas një sondazhi në Japoni këtë muaj, 53 për qind e kompanive shpresojnë se Lojërat do të anulohen ose do të shtyhen përsëri.