Çiklistët dhe ekipet e tyre që do të konkurrojnë në kampionatin e çiklizmit “Tour de France 2020” u paraqitën të enjten para publikut në Nicë.
Turneu më i famshëm i çiklizmit, që duhet të zhvillohej në korrik, do të nisë nesër nën masa të rrepta mjekësore për shkak të pandemisë COVID-19.
Egan Bernal është kampioni i vitit 2019 dhe ai do të hapë garën si udhëheqësi më i preferuar dhe i vetëm për ekipin Ineos, ndërsa Chris Froome dhe Geraint Thomas janë larguar.
Primoz Roglic dhe Thibaut Pino janë sfiduesit kryesorë për Bernal. (Jiang Lei)