Drejtori i ri për çështjet sportive i ekipit spanjoll të Barcelonës tha se ekipi po përpiqet ta bindë Messi-n të qëndrojë edhe pse legjendari argjentinas ka deklaruar se do të largohet nga klubi këtë verë.
Ramon Planes tha se projekti për riformimin e ekipit rrotullohet ende rreth argjentinasit.
“Nuk e mendojmë kurrsesi largimin e Messi-t nga ekipi ynë. Duam që ai të rrijë këtu. Unë mendoj që duhet të tregojmë respektin maksimal për Messi-n. Siç e kemi thënë shumë herë, trajneri Koeman, presidenti dhe unë kemi menduar që Messi të jetë pjesa e formimit të një Barcelone të re. Dhe ne tani po merremi me riformimin,” tha drejtori.
Planes u shpreh gjithashtu që Barça po përpiqet të mënjanojë një betejë publike me Messi-n për kontratën e tij.
Të mërkurën, fansat e Barcelonës zhvilluan një protestë në Kamp Nou, pas deklaratës së Messi-t për largimin.
Fansat e Messi-t u grumbulluan jashtë stadiumit, duke kërkuar largimin e presidentit të klubit Josep Bartomeu. (Jiang Lei)