Bajerni i Mynihut ka fituar titullin kampion në ligën e kampionëve të UEFA-s, pasi mposhti Paris Saint-Germain në rezultatin 1-0.
Golin për Bajernin e shënoi Kingsley Coman. Ndërsa PSG-ja, që u klasifikua në finale për herë të parë, pati disa raste për të shënuar, por as Neymar e as Kylian Mbappe nuk mundën të depërtojnë në portën e portierit gjerman, Manuel Neymar.
Bajerni fitoi titullin e parë kampion në ligën e kampioneve pas vitit 2013 dhe mori kurorën me 3 yjet për këtë sezon.
Trajneri i ekipit gjerman Hansi Flick ka drejtuar ekipin për 21 fitore radhazi, pasi mori drejtimin e ekipit nga Nick Kovac, i cili vuajti krizën e ekipit nëntorin e kaluar. (Jiang Lei)