Superliga Kineze planifikon që të lejojë 1 900 tifozë futbolli të shohin në stadium ndeshjen e nesërme ndërmjet ekipeve "Guoan" i Pekinit dhe SIPG i Shangait.
Superliga Kineze ka rifilluar më 25 korrik dhe ka zhvilluar deri tani pesë javë me dyer të mbyllura në vende asnjanëse në Suzhou dhe Dalian.
Kjo do të jetë hera e parë që do të lejohen shikuesit në stadium që nga rifillimi i kampionatit.
Shoqatat e tifozëve të Pekinit dhe Shangait i kanë organizuar përkrahësit e tyre për të udhëtuar në Suzhou, ku do të zhvillohet takimi.
Njoftohet se secila palë do të ketë e shumta vetëm 500 vende.
Shikuesit do të përfshijnë personel mjekësor, punëtorë dhe dashamirës futbolli vendorë.