"Paris St-Germain" ka arritur në finalen e parë të Ligës së Kampioneve në futboll, pas një fitoreje të merituar 3-0 me "RB Leipzig"-un në Lisbonë.
PSG-ja e kontrolloi në masë të madhe lojën, ndërsa "Leipzig"-u krijoi disa raste.
Angel Di Maria shënoi një gol dhe ndihmoi në realizimin e dy të tjerëve, duke u dhënë kampionëve të Francës mundësinë e fitimit të parë të një trofeu evropian.
Rezultati i dha fund një paraqitjeje befasuese të klubit të ri gjerman, që merrte pjesë vetëm për herë të dytë në Ligën e Kampionëve.