Në Ligën e Europës në futboll, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez shënuan nga dy herë, duke i dhënë "Interit" fitoren 5-0 ndaj "Shakhtarit" të Donetskut dhe duke e çuar në finale përballë "Seviljes".
Lukaku ka shënuar në 10 ndeshje me radhë në Ligën e Europës, ndërkohë që e ka tundur rrjetën 33 herë gjatë gjithë sezonit.
"Zikaltrit" e humbën titullin kampion të "Serie A" për vetëm një pikë, por tani kanë mundësinë për të marrë trofeun e parë që nga viti 2011.
Finalja do të luhet të premten. (Artan Goga)