"Leipzig"-u e befasoi "Atletikon" e Madridit me fitoren 2-1, duke arritur në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampioneve vetëm 11 vjet pas formimit të ekipit.
Dani Olmo e çoi përpara skuadrën gjermane në fillim të pjesës së dytë, por më vonë zëvendësuesi i "Atletikos" Joao Felix barazoi me 11-metërsh.
Duhej se ndeshja, e zhvilluar në Lisbonë, po drejtohej për në kohën shtesë, megjithatë, Tyler Adams dy minuta para përfundimit u dha fund shpresave të madridasve për të arritur për të tretën herë në gjashtë vitet e fundit në finale.
"RB Leipzig" do të përballet me "Paris St-Germain" në gjysmëfinale.