Ndeshjet kualifikuese të zonës së Azisë për Kupën e Botës në futboll janë shtyrë për në vitin 2021, për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ndeshjet ishin planifikuar fillimisht për në tetor dhe nëntor të këtij viti, në kuadër të të cilave Kina do të ndeshej me Maldivet, Filipinet, Guamin dhe Sirinë për të siguruar një biletë për në "Katar 2022".
Kina është tani në vendin e dytë në grup pas Sirisë, me pesë pikë.
Datat e reja të ndeshjeve do të shpallen më vonë.
Edhe ndeshjet kualifikuese për Kupën e Azisë 2023 janë zhvendosur në vitin e ardhshëm.