Ish-futbollisti italian Andrea Pirlo është caktuar si trajneri i ri i "Juventusit", vetëm disa orë pasi Maurizio Sarri u shkarkua nga klubi italian.
Pirlo është emëruar me një kontratë dyvjeçare, dhjetë ditë pas u ngarkua si trajner i ekipit të moshës nën 23 vjeç të "Juventusit", i cili luan në Serie C.
Fituesi i Kupës së Botës nuk kishte drejtuar ndonjë ekip si trajner deri tani në karrierën e vet.
Sarri u shkarkua pasi sezoni i tij i parë në krye të "Zonjës së vjetër" përfundoi me daljen e ekipit nga Liga e Kampioneve.
Me gjithë fitoren e titullit kampion në Itali, Sarri pagoi çmimin për eliminimin në një të tetat nga "Lioni" të premten. (Artan Goga)