Veprimtaritë europiane të futbollit janë rikthyer me zhvillimin e ndeshjeve për një të tetat e Ligës së Europës.
"Manchester United" dhe "Interi" i Milanit shënuan fitore dhe kaluan në çerekfinale.
"United" triumfoi 2-1 kundër "LASK" të Linzit, duke arritur një fitore të përgjithshme 7-1 ndaj klubit austriak.
"Interi" mundi "Getafen" 2-0 me gola të Romelu Lukakut dhe Christian Eriksenit.
Të dy ekipet patën një përballje të vetme në Gjermani, pasi kalendari me dy ndeshje, brenda dhe jashtë fushe, u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në dy ndeshjet e para, "Shakhtar" i Donetskut dhe "Kopenhagen" gjithashtu siguruan një vend në çerekfinale.
E gjithë veprimtaria në vijim do të luhet me nga një ndeshje të vetme në Gjermani.