Në “Serie A” italiane, shpresat e Cristiano Ronaldos për të qenë golashënuesi më i mirë i Evropës morën një goditje, pasi ai nuk arriti të shënojë dhe “Juventusi" u mund nga “Kaljari” 2-0.
Ronaldo është autor i 31 golave në “Serie A” këtë sezon, katër më pak se sulmuesi i “Lacios” Ciro Immobile, i cili shënoi golin e vet të 35-të ndërsa “Lacio” mposhti “Breshian” 2-0.
Ndërkohë, Zlatan Ibrahimoviçi shënoi dy herë, duke e ndihmuar “Milanin” të mposhtë “Sampdorian” 4-1 dhe të mbajë vendin e gjashtë në renditje.
“Roma” do t’i bashkohet “ Milanit” në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, pasi ekipi kryeqytetas mposhti “Torinon” 3-2 dhe siguroi përfundimisht vendin e pestë, kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i “Serie A”. (Artan Goga)