“Reali” i Madridit ka njoftuar se sulmuesi Mariano Diaz është testuar pozitiv për koronavirusin.
Klubi thotë se 26-vjeçari nga Republika Dominikane është në gjendje të përsosur shëndetësore dhe po zbaton protokollin e izolimit në shtëpi. Vetë futbollisti tha:
"Përshëndetje të gjithëve. I vlerësoj vërtet mesazhet tuaja të përkrahjes. Ndihem mirë. Faleminderit Zotit, familja dhe të afërmit e mi janë mirë. Tani për tani po qëndroj i mbyllur në shtëpi. Shpresoj që së shpejti do të kthehem në jetën normale dhe do të jem përsëri me shokët e mi të skuadrës. Gjithë të mirat!".
Diazi nuk do të luajë në ndeshjen e dytë të një të tetave në Ligën e Kampioneve të UEFA-s, “Real”-“Manchester City”, ku “të bardhët” do të kërkojnë të përmbysin humbjen 2-1 të ndeshjes së parë.