"Juventusi" arriti rekordin e fitores së nëntë titujve radhas në "Serie A", pas fitores ndaj "Sampdorias" 2-0.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e vet të 31-të të sezonit në minutat shtesë të pjesës së parë, para se Federico Bernardeschi të vuloste fitoren e "Juves".
"Juventusi" është skuadra e vetme që ka fituar nëntë tituj kampion radhazi në një nga pesë kampionatet më të mira evropiane.
"Zonja e vjetër" do ta zhvendosë fokusin në Ligën e Kampioneve muajin e ardhshëm, ku do të ndeshet me "Lionin" në 1/8-t. (Artan Goga)