Ish-kampioni botëror i peshave të rënda në boks Mike Tyson ka konfirmuar se Roy Jones Jr do të jetë kundërshtari i tij kur ai të rikthehet në ring në moshën 54-vjeçare.
Tyson do të përballet me 51-vjeçarin Jones në një ndeshje me tetë raunde në Kaliforni, më 12 shtator.
Tyson-i e bëri njoftimin në “Twitter” me fjalët "I. AM. BACK" (U ktheva).
Ndeshja e fundit e Tyson-it si profesionist ishte 15 vjet më parë.